×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë i vdekur nga COVID-19, Kurti: Kjo e shtunë i rritë shpresat tona

    Reporteri
    22 Maj 2021 | 22:29

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtuna e kësaj jave i shton shpresat në luftën kundër COVID-19, kjo pasi ka rënie të numrit e rasteve të reja me COVID-19.


    “Sot, kur u bënë dy muaj qëkur Qeveria jonë mori besimin e Kuvendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton për zero raste vdekjeje nga COVID-19. Kjo e shtunë i rritë shpresat tona me lakoret që shënojnë rënie të rasteve të reja dhe rritje të numrit të të vaksinuarve dhe të të shëruarve nga COVID-19”.

    “Ky përparim i brishtë shumë prej nesh i gjen në pikëllimin e thellë për më të dashurit që humbëm. Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje e jona kolektive. Të qëndrojmë të bashkuar deri në ditën kur lakorja për të cilën do të flasim, do të jetë ajo e buzëqeshjes në fytyrat tona për fitoren ndaj virusit”, ka shkruar Kurti në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!