×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë kompani kosovare s’ka respiratorë në stok, MSH planifikon ndihmë nga klinikat private

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 19:51

    Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Dr. Naim Bardiqi, ka konfirmuar për Gazetën Shneta se asnjë kompani medicinale nuk ka respiratorë mekanikë në stok.

    Bardiqi këtë deklaratë e ka dhënë në një intervistë për Gazetën, të cilën të plotë do të mund ta ndiqni pas pak. Ai ka sqaruar se po presin fondin e Qeverisë.

    Anglia, ka vendosur të anulojë të gjitha operacionet rutinë për të paktën tre muaj përgjatë virusit të fundit.
    “Po presim fondin 10 milionësh nga Qeveria. Nuk dua të flas për koston e tyre, por jemi informuar se operatorët ekonomik nuk kanë asnjë në stok. Tani shumica e vendeve evropiane e kanë ndaluar eksportin jashtë kufijve të BE-së. Prandaj është një gjendje jo aq e mirë, por jemi optimist se QKUK dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës e kanë një sasi të konsiderueshme të tyre. Jemi në fazën e grumbullimit të klinikave private për resurset e tyre qoftë humane apo instrumente”, ka deklaruar Bardiqi.

    Sipas një liste zyrtare për sasinë e respiratorëve, në QKUK janë 21 respiratorë rezervë të cilët mund të hyjnë në përdorim të menjëhershëm, ndërsa spitalet rajonale i kanë në dispozicion 22 sosh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!