Katër kryespiunët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje njëri pas tjetrit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Vetëm pak minuta më parë është njoftuar zyrtarisht se edhe Shpend Maxhuni ka dhënë dorëheqje nga ky post. Njoftimin e dha, në facebook, kryeministri në largim Ramush Haradinaj.
Por, para Maxhunit, edhe tre ish-shefat e AKI-së u larguan përmes dorëheqjeve nga detyra e kryespiunit.
Bashkim Smakaj që kishte qenë drejtori i parë i AKI-së, e ka ‘ngrehë këmbën zhag’ për t’u dorëhequr nga posti i kryespiunit të Kosovës. Pas tij edhe tre personat e tjera që kishin mbajtur postin e njëjtë, kanë dhënë dorëheqje nga ky post.
Smakaj ishte emëruar si drejtor i AKI-së në vitin 2009 për të përfunduar një mandat në krye të institucionit më të lartë të sigurisë së vendit. Në atë kohë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi që mbante postin e kryeministrit i kishin vazhduar mandatin Smakajt edhe për pesë vite.
Por vetëm dy vite më pas Smakaj kishte dhënë dorëheqje.
Agron Selmanaj kishte pasur Smakajn. Ai para postit të drejtori të AKI-së kishte qenë Inspektor i Përgjithshëm i këtij institucioni. Edhe Selmanaj pa u bërë ende dy vite kishte dhënë dorëheqje, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas Agron Selimajt, drejtor i AKI-së u bë Driton Gashi. Edhe ky sikur drejtorët e tjerë të këtij institucioni dha dorëheqje.
Në vendin e Driton Gashit, u ul ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka deklarura Haradinaj.
Nga AKI-ja kishte dhënë dorëheqje edhe zv/drejtori i këtij institucioni, Latif Merovci, kohë më parë.