×
  • Lajme
  • Lajme

    Asnjë pacientë i shtrirë në Spitalin e Prizrenit nga COVID-19, kjo është gjendja në rajonet tjera

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 11:16

    Në Spitalin e Prizrenit nuk ka pacientë që po trajtohen nga COVID-19, ndërkaq në spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 97 pacientë, 26 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 75 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rënduar shëndetësore.


    Në QKUK janë të shtrirë 75  pacientë, 12  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 1 në gjendje të rënduar dhe 53  me oksigjeno-terapi.

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave është si vijon:

    Klinika Infektive, 12 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 39 pacientë+ 24 pacientë post-covid në Klinikën Infektive

    Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22  pacientë

    14  të konfirmuar pozitivë

    10 me oksigjeno-terapi

    Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

    Spitali i Prizrenit,  nuk ka pacientë

    Spitali i Gjakovës, 1  pacient

    Spitali i Pejës, 5 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 12  pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 2  pacientë

    Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!