Që nga sot asnjë person në institucione publike nuk futet dot nëse nuk ka dëshminë e vaksinimit ose testing negativ jo më të vjetër se 72 orë.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar një fotografi, ku kontrollet po bëhen në hyrje të objektit të Qeverisë.
Gjithashtu jo vetëm zyrtarët, por asnjë person nuk po lejohet të futet pa pasur si dëshmi testin negatic, ose dëshminë e vaksinimit.
Ndërkohë, janë paralajmëruar se ata që nuk sjellin dokumentet e kërkuara nuk do të lejohen të hyjnë në vendin e punës dhe mungesa nuk do të konsiderohet e arsyeshme, gjë që pastaj edhe pritet të ketë sanksione të parapara me ligj dhe rregullore./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.