Asnjë nga 39 personat e infektuar me Coronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nuk është nga komuniteti serb.
Personat e konfirmuar me COVID-19, nga komunat veriore të Kosovës, që nga e mërkura kanë filluar të përfshihen në komunikatat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Deri më tani numri i të infektuarve me COVID-19, në Kosovë, ka shkuar në mbi 220 raste.
Një 66-vjeçare nga Malisheva ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës, e cila ishte konfirmuar me COVID-19, më 4 prill. Ajo ishte trajtuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive dhe sipas stafit aty, kishte edhe sëmundje tjera.
Nga Klinika Infektive, kanë njoftuar se 3 tyre, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe se ndodhen në mjekim intensiv, raporton KTV.
Mes të tjerash, numri i personave që po kërkojnë të testohen vazhdimisht po rritet. Mjekja Vera Berisha-Ndreja ka thënë së muaji prill do të jetë muaji më kritik sa i përket situatës me virus.
Deri më tani në Kosovë, 6 persona kanë vdekur nga koronavirusi dhe 37 të tjerë janë shëruar.
Nga 22 komunat, të cilat tashmë kanë konfirmuar persona me koronavirus, komunat më të prekura janë, ajo e Malishevës me mbi 65 raste pozitive, e më pas ajo e Prishtinës me rreth 25 persona, të cilat pasohen nga Vushtrria e Mitrovica e Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.