×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e përbashkët

    “Asociacion për njohje de-facto”, politikani shqiptar: Macron e Scholz thanë diçka që Borell e Lajçak nuk arrijnë ta thonë kurrë

    Reporteri
    28 Tetor 2023 | 18:05

    Politikani shqiptar dhe ish-zv.kryeministri, Genc Pollo, ka shkruar lidhur me zhvillimet që po ndodhin në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pollo ka thënë se në komunikatën e lëshuar nga Scholz, Macron dhe Meloni u tha thelbi i propozimit franko-gjerman e që është “Kosova të themelojë Asociacionin, dhe Serbia të ofrojë njohjen de-facto.

    Pollo e ka konsideruar këtë si një ofertë të drejtë, derisa të krijohen kushtet për një njohje të ndërsjellë diplomatike.

    “Kjo është një “quid pro quo” e drejtë. Derisa të krijohen kushtet për një njohje të plotë të ndërsjellë diplomatike. Puna është se duhej deklarata e përbashkët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës për ta deklaruar këtë publikisht”, ka shkruar tutje Pollo.

    Politikani shqiptar ka thënë se lehtësuesit e dialogut nga BE-ja nuk arrijnë kurrë që të thonë një gjë të tillë, pavarësisht se kanë punuar me planin franko-gjerman prej dy vitesh.

    Pollo thotë se edhe në konkluzionet e Këshillit të BE-së pas takimeve në Bruksel përmendet vetëm Asociacioni por jo edhe njohja de-facto nga Serbia.

    Sipas tij, kjo vërteton edhe më tej dyshimet për mungesë të largpamësisë dhe për paragjykime nga lehtësuesit.

    “Shpresojmë se kjo mund të korrigjohet, por vetëm nëse udhëzimet e rrepta nga drejtuesit do ta drejtojnë procesin në fazën tjetër”, ka shkruar Pollo.

    Liderët evropianë me deklaratë të përbashkët: Kosova ta nisë themelimin e Asociacionit, Serbia njohjen de-facto

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!