Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.
Agjencia e lajmeve, Assiociated Press shkruan se Bukoshi ka vdekur Gjermani, ku po trajtohej për kancer dhe merrte mbështetje financiare nga qeveria shqiptare, sipas familjes së tij.
Bukoshi përballej me probleme të theksuara shëndetësore qe një kohë të gjatë.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës. Ai ishte kryeministër i Kosovës në mërgim nga viti 1991 deri në vitin 1999.
Bukoshi ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas pavarësimit të vendit mbajti disa poste politike, si deputet i Kuvendit të Kosovës, ministër i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër.
Ai ka lënë pas gruan dhe tri vajza. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.