×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Astrazeneca ka reputacion të lënduar’, Kurti tregon para deputetëve pse e mori i pari vaksinën anti-COVID

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës tha se nuk do ta vaksinohej i pari nme vaksinën antiCovid, po të mos ishte vaksina AstraZeneca.


    Kurti tha se u vaksinua i pari për arsye se vaksina AstraZeneca aktualisht ka një reputacion të lënduar në botë, dhe kjo e shtyu atë që të vaksinohet i pari.

    Sipas tij, arsyeja që e mori vaksinën i pari, nuk ka të bëjë me ndonjë synim për ta priviligjuar vetën.

    “Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideruar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurfar synimi tjetër për të priviligjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti në fjalën e tij në këtë seancë.

    Kujtojmë se kryeministri Kurti ishte i pari që u vaksinua me vaksinën AstraZeneca.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!