×
  • Lajme
  • Lajme

    Astrit Harqija, pushime në Majorka me biznesmenin kosovar të dyshuar për rrjet ndërkombëtar të kokainës

    Reporteri
    02 Korrik 2022 | 13:53

    Ish-ministri i Kulturës dhe politikani kosovar, Astrit Haraqija, ka publikuar fotografi teksa shihet me një prej vëllezërve Osmani, Bashkimin duke shijuar pushimet në Majorka të Spanjës.

    Një operacion i Rrjetit të Policisë Evropiane muaj më parë kishte vënë në pranga Bashkim Osmanin dhe vëllezërit e tij.

    I njëjti javë më parë është liruar nga burgu në Palma de Mallorca ku po mbahej në paraburgim, shkruan Reporteri.net.

    Siç raportonte mediumi, “Mallorca Zeitung”, për këtë ai duhej të paguante një garanci prej 400 mijë eurosh.

    Osmani u arrestua në një bastisje në mbarë Evropën më 15 shkurt në Kroaci. Disa persona nga rrethet e tij private dhe të biznesit u arrestuan, duke përfshirë gruan dhe vjehrrin e tij. Ai u ekstradua në Majorka dhe ndodhej në paraburgim në ishull që prej datës 2 mars.

    Bashkë me Osmanin ishin arrestuar edhe vëllezërit e tij.

    Në operacionin e Eurpolit për kapjen e tyre morën pjesë 600 policë dhe operacioni u shtri në 7 vende evropiane.

    Në shënjestër ishte një organizatë e trafikut të kokainës, në të cilën ishin të përfshirë edhe shqiptarët.

    Bashkim Osmani, 50-vjeçari nga Kosova konsiderohet si kreu i këtij rrjeti mafioz. Ai raportohet se ka biznese të dyshimta në Gjermani, ku ishte dënuar me gati katër vjet burg së bashku me vëllain e tij në 2008 për një krim ekonomik. /Reporteri.net

    Lirohet nga burgu Bashkim Osmani, biznesmeni kosovar i dyshuar për rrjet ndërkombëtar të kokainës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!