Kryetarja e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Intergrim, Mesila Doda në fjalën e saj në Kuvendit e Shqipërisë ku dhe po mbahet mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, përmendi edhe ish-krerët e UÇK-së në Hagë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Doda para dy kryeministrave dhe deputetëve të dy kuvendeve, tha se salla e Kuvendit të Shqipërisë ka mungesa të mëdha, ndërsa përmendi ish-krerët e UÇK-së.
“Njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj e jo kriminelë lufte”, tha Doda e cila u duartrokit nga gjithë të pranishmit në sallë.
“Më lejoni t’ju kujtojë që kjo sallë ka mungesa të mëdha sot, janë komandantët e luftës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e të tjerë të cilët janë të akuzuar në Hagë, por sot duhet të përsërisim se lufta e UÇK-së është paqe lavdie në historinë e kombit dhe njerëzit që i dalin zot atdheut të tyre janë heronj dhe jo kriminelë lufte”, tha Doda./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.