×
  • Lajme
  • Lajme

    Aterojnë në Prishtinë të mbijetuarit e aksidentit tragjik në Kroaci

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 22:39

    Kanë arritur në Kosovë të mbijetuarit të aksidentit tragjik në Kroaci ku humbën jetën 10 qytetarë të Kosovës.


    Për t’i pritur në aeroport kanë dalë drejtuesit më të lartë të instutucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Ata po priten edhe nga familjarë të tyre.

    Qytetarët e mbijetuar janë nisur sot nga Kroacia me një udhëtim të organizuar, shkruan Reporteri.net.

    Po ashtu nga Kroacia janë nisur edhe trupat e tetë prej viktimave të aksidentit, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur ende për të iu kryer obduksioni.

    Aksidenti tragjik ndodhi të dielën në mëngjes. Dhjetëra qytetarë të Kosovës u lënduan në këtë aksident të autobusit të kompanisë “Deva tours” që po udhëtonte nga Franfurti në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!