×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i AACK-së

    Ateron në Prishtinë aeroplani i linjës nga Hamburgu që pati një “ulje emergjente” në Beograd

    Reporteri
    29 Dhjetor 2024 | 11:54

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me udhëtarët e fluturimit Hamburg-Prishtinë të cilët, siç njoftoi Ministri Liburn Aliu u desh që për shkaqe teknike të bënte ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e bërë nga Autoriteti i Aviacionit Civil thuhet se udhëtarët janë sjell paraditën e sotme në Prishtinë në ora 10:00 me operatorin ajror “Eurowings”.

    AACK ka thënë se në bord ishin 155 udhëtarë.

    “Gjatë ditës së djeshme, fluturimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtarë ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.

    “Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatë”, thuhet në njoftimin e AACK-së.

    Tutje thuhet se “Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowings për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

    Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellur në Prishtinë paraditën e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, thuhet në reagimin e AACK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!