Administrata Tatimore e Kosovës ka shkëputur marrëdhënies së punës me një inspektor tatimor i cili është dënuar për korrupsion.
ATK thotë se vendimi është marrë në pajtim me nenin 60 paragrafin 1 nënparagrafin 1.6 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik.
“Menaxhimenti i lartë i ATK-së siguron opinionin publik se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale, sikurse në rastin e lartpërmendur, do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës në institucionin tonë”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Në fund, ATK falënderon qytetarët, mediat, Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e dukurive negative
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.