×
  • Lajme
  • Lajme / 12.2%

    ATK: Rriten të hyrat tatimore për 25.8 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë në vitin e kaluar

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 11:34

    Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore, krahasuar me vitin e kaluar në periudhën e njëjtë, janar-mars, shkruan Reporteri.net.

    Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro.

    Njoftimi:

    25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore

    Institucioni kryesor për mbushjen e arkës së shtetit vazhdon të performoj në mënyrë të shkëlqyer në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore, si dhe në trajtimin e dukurive të cilat dëmtojnë ekonominë dhe konkurrencën e drejtë në treg.

    Profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive, janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal.

    Mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse i krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%

    Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. Forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

    ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!