Të gjithë shqiptarët do të festojnë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por atleti Erzen Zyberaj me një mënyrë më të veçantë.
Ai është nisur nga Kosova në këmbë drejt Shqipërisë. Ky vrapim i tij nga Prishtina në Tiranë bëhet për nder të 28 nëntorit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në disa pamje të publikuara në llogarinë e tij në Facebook, shihet se Erzeni është gati në fund të këtij rrugëtimi.
Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.