Drejtoria Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim në Gjilan, respektivisht Njësia e Brigadës së Zjarrëfikësve në këtë komune, dje ka pranuar një donacion nga Bashkia Hollersbach në Landin e Salzburgut të Austrisë.
Kontingjentin e helmetave që kanë ardhur nga Austria, Njësisë së Zjarrëfikësve të Gjilanit ua dorëzoi Drejtoresha e Institutit “Prime Education” në Prishtinë, znj. Vjollca Blakaj e cila gjatë vizitave zyrtare që ka pasur në Austria përveç temave për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave ajo i ka diskutuar edhe mundësitë se si Bashkitë e Austrisë do mund të ndihmonin Komunat e Kosovës, përcjellë rtk.
“Pas bisedave që kemi pasur me shumë institucione në Austri, disa prej Bashkive kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që në mënyra të ndryshme të ndihmojnë Kosovën. Njëra prej këtyre Bashkive është edhe Hollersbach në Landin e Salzburgut, ku Brigada vullnetare e Zjarrëfikësve dhuroi si donacion një numër të konsiderueshëm të helmetave të cilat unë ua dorëzova organeve përkatëse të Komunës së Gjilanit”, ka thënë zonja Blakaj
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.