Skulptori Sinan Aliaj është i kënaqur me realizimin e shtatores së heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e cila u vendos në Prizren më 28 nëntor.
Kritikave ai u arsyetohet duke thënë se ka paraqitur Skënderbeun në moshë të re i bazuar në të dhënat e Perandorisë Osmane.
“Unë për vete jam i kënaqur për atë që kam bërë. Jam i kënaqur për atë që kam realizuar, ky është përfundimi im”, tha Aliaj për Top Channel.
“Heronjtë nuk bijnë nga qielli as nga Marsi e as nga Hëna. I krijon populli ata’, tha Aliaj.
Por ku u bazua ai në krijimin e skulpturës?
“Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek Perandoria Otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua’- tha Aliaj.
“Vetë sulltani e tregon që ai ka vepruar në dobi të Perandorisë Otomane. Folklorizmi, unë vetë jam luftëtar për të krijuar këtë vend. Unë e di si duket luftëtari, strategët, kështu duhet me pas parasysh”, tha Alija.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.