×
  • Lajme
  • Lajme

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës: Anulimi i fluturimeve nga Italia i përkohshëm

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 16:39

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku njoftoi sot se ka pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut – si reflekcion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusi.


    Abdixhiku tha se pas këtij rekomandimi ka marrë vendim për anulimin e tyre.

    Lidhur me këtë çështje janë deklaruar edhe nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës që thotë se ndalesa e këtyre fluturimeve është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu u tha se AAC është në konsultim të vazhdueshëm më IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës.

    Postimi i plotë:

    NJOFTIM PËR NDËRPRERJEN E FLUTURUMEVE NGA ITALIA VERIORE

    Duke vepruar sipas rekomandimit të IKSHP-së, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së korona virusit Covid 19, drejtori i përgjithshëm i AAC-së, në konsultim me Ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, ka vendosur që të ndërpriten përkohësisht të gjitha fluturimet nga rajonet e Italisë Veriore të prekura nga ky virus.

    Ndalesa është e përkohshme dhe vlen deri në vendimin e radhës. AAC është në konsultim të vazhdueshëm me IKSHP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë për monitorimin e situatës në rajonet e krizës dhe do të merr vendime përkatëse në bazë të rekomandimeve të IKSHP-së.

    Zyra për Informimin e Publikut

    https://www.facebook.com/CAAKosovo/posts/1694659817341122?__xts__%5B0%5D=68.ARAXWMwiekZBfxXH17mKyrMCOUI1Mr1kcAkZq5tRRJ3LuQRiRZrd_yXqw7wTSCllM3smpuPUYI-9acm8aVEZnZPYxWlCxgWZq7tt1u162BxKGtzruRXPigt7fsgGS9Ok8KRiMtCZ7mqKPJwlEeRwHvMD2X25U6DMQ4ImQyVpaKYhn9P7erniZQDqZ1ymA8u5u6AeilKrFKHM_8ZGepcMMGOIKPkpOsMscQRyXNzgmCvydqyuHhLhZDJV7HJMGOjtGwOdEWiIIETpg3WJHnyYxXAzUgNvz9jKygolS8_mrxK3jDsgLTp2kxkv3RwvModihrmDh35RIHUqPzmBEr7IQ9NM&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!