Autostrada “Arbën Xhaferi” e cila të çon për në Shkup do të lëshohet për qarkullim më 29 maj.
Gjatë ditës së sotme janë publikuar edhe pamjet e kësaj autostrade. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka shpërndarë këto pamje e ka cilësuar ndërtimin e kësaj autostrade si vepër madhore, shkruan Reporteri.net.
“Më 29 maj, Kosova i gëzohet edhe një vepre madhore – Autostrada “Arbën Xhaferi” është gati! Urime Kosovë2, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Punimet në këtë autostradë filluan katër vite më parë, ndërkaq ura në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, do të jetë e gjatë afro 7 kilometra dhe llogaritet më e gjata në Ballkan. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/398649230725846/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.