Autostrada me e re në Kosovë, “Arbën Xhaferi”, me urën me të gjatë në Ballkan, e cila është gjashtë kilometra e gjatë dhe 30 metra e lartë, është kthyer tani në atraksion.
Qytetarët po ndahen të kënaqur me pamjen që i shohin nga ura në fjalë.
“Enkas kam dale me familjarët për me e vizitu autostradën Prishtinë – Shkup. Nuk jam duke shku në Skup veç dola me pa”, ka thënë një qytetar.
Kurse një qytetar tjetër tregon se ka udhëtuar nga Prizreni për ta parë këtë autostradë.
“Kënqësi e madhe, jam ardh veç me vizitu, se jam i Prizrenit. Çdo gje është në rregull”, ka thënë ai, për Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Kurse një tjetër qytetar ka deklaruar se “autostrada i ka dhënë hijeshi vendit tonë, se vendi më i bukur është Kosova”.
Kujtojmë se ura në këtë autostradë u mundëson vizitorëve që ta shohin Grykën e Kaçanikut dhe bukuritë natyrore të vendeve përreth. /Reporteri.net/.