×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    AUV: Dalin rezultatet nga mostrat e marra, mishi i bardhë në tregun e Kosovës është i sigurtë

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 11:28

    Bakteria “salmonelë” e e gjetur në mishin e bardhë në Shqipëri ditë më parë ka alarmuar edhe Kosovën.

    Kontrollet u ashpërsuan në Kosovë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për këtë mish që importohet nga Brazili.

    AUV përmes në njoftimi sot ka bërë të ditur se mishi i bardhë i pulës i cili tregtohet në Kosovë, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret për tregtim.

    “Të gjitha rezultatet e analizave konfirmojnë, mishi i bardhë i pulës qe tregtohet në Kosovë është i sigurt. Pas ngritje se dyshimeve se mishi i pulës me origjinë nga Brazili kishte rezultuar pozitiv në Shqipëri. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndërmarrë e veprimeve për të hequr dyshimet për konsumatorin kosovarë. Me një gjurmim të potë, duke vendosur masa shtesë kontrolli duke përfshirë edhe marrjen e mostrave. Kufizime të shitjes deri në konfirmim përmes rezultateve të analizave laboratorike. Sot janë nxjerrë rezultatet, të cilat kanë konfirmuar, se mishi i cili ka qenë duke u tregtuar dhe ai që ishte duke u importuar, është i sigurt për konsum dhe i plotëson kriteret ligjore për tregtim”, thuhet në njoftimin e AUV-së.

    Në njoftimin e AUV-së thuhet se mostrat e mishit të pulës (fileto-breast) me origjinë nga Brazili janë testuar në aspektin mikrobiologjik, në parametrat e prezencës se Salmonella Typhimurium dhe Salmonella Enteritidis.

    “Testet janë kryer me ANSR metodë e avancuar për amplifikimin e ADN-së se Salmonelles spp. Të njëjtat janë konfirmuar edhe me metodën klasike e bazuar në ISO 6579-1. Limitet të përcaktuara sipas rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore nr. 27/2012 , si edhe plotësim ndryshimit 09/2018. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjithmonë do të veprojë konform legjislacionit në fuqi, për të hequr dyshimet e konsumatorit mbi çdo pasiguri në produkte. Po punojmë çdo ditë qe për sigurinë e ushqimit në vend, të besohet si fakt dhe si perceptim”, thuhet në njoftim.

    Javën e kaluar, nga AUV thanë për Gazetën Online Reporteri.net se kishin ndërmarrë veprime shtesë për të hequr dyshimet për këtë lloj mishi me origjinë nga Brazili.

    Lamir Thaçi, zyrtar për Informim pranë AUV-it kishte thënë për Gazetën Online Reporteri.net se ishin bllokuar shtatë ngarkesa në import, deri në daljen e rezultateve nga mostrat e marra nga secila.

    Përveç këtyre, kontrolle kishte pasur edhe te operatori ekonomik importues, të cilit AUV-i i kishte vënë edhe masë ndalesë të përkohshme për nxjerrjen në treg të produktit, derisa të kishte rezultate përfundimtare.

    Mishi i pulës me salmonellë në Shqipëri – Kosova ashpërson kontrollet, bllokon 7 ngarkesa në Doganë deri në heqjen e dyshimeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!