Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj, janë parë të pranishëm në sallën e Kuvendit ku pas pak pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit.
Hoti, Veliu e Selmanaj deri tash nuk dihej nëse do marrin pjesë në këtë seancë, duke ditur raportet e tyre të acaruara me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, gjatë kohës kur ata udhëhiqnin me Qeverinë, shkruan Reporteri.net.
Përveç ish-kryeministrit Hoti, ish-zëvendëskryeministrit Selmanaj, e ish-ministrit të Brendshëm Veliu, në Kuvend është parë edhe ish-ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, për të cilën fillimisht u raportua se nuk do të qëndrojë në sallë kur të votohet presidenti.
VV-së i duhen patjetër edhe votat e LDK-së në mënyrë që të arrihet kuorumi i domosdoshëm prej 80 votash për zgjedhjen e presidentit, pasi që 58 votat e deputetëve të VV-së dhe disa vota të minoriteteve pakicë jo serbe nuk mjaftojnë.
Në dy rundet e votimit për presidentin kërkohet përkrahja e 2/3 e deputetëve, ndërsa në rundin e tretë kërkohen minimalisht 61 vota por me kushtin që në votim të marrin pjesë së paku 80 deputetë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.