×
  • Lajme
  • Lajme / Tubim në diasporë

    Avdullah Hoti: Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese

    Reporteri
    10 Nëntor 2024 | 16:02

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është themeluar nëndega e kësaj partie në Nürnberg të Gjermanisë, ku kryetar u zgjodh Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina.

    Ai thotë se bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Ishte kënaqësi të jem pjesëmarrës në themelimin e nëndegës së LDK-së në Nürnberg të Gjermanisë.

    Bashkë me kryetaren e degës së LDK-së në Bayern, znj. Saranda S. Musliu, ishim pjesë e kuvendit të nëndegës së LDK-së në Nürnberg. Përmes një procesi shembull, të hapur e demokratik, anëtarët votuan për kryesinë e re. Me votë unanime, për kryetar u zgjodh z.Faruk Tafaj dhe nënkryetar Hamëz Morina. Uroj që bashkë të punojnë për fitoren e madhe të diasporës dhe LDK-së.

    Bashkë me mërgatën tonë do ta sjellim LDK-në si parti fituese dhe Kosovës do t’i ofrojmë një të ardhme të ndritur për gjeneratat e reja.

    Zoti e bekoftë mërgatën tonë!

    Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!