Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili nuk lë akuza pa bërë ndaj kundërshtarëve politik dhe paraqitet si politikan që së bashku me partinë e tij do të ndryshoi qeverisjen në vend, sot ka gënjyer publikisht duke i dhënë një goditje të madhe figurës së tij.
Pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Degës së LDK-së në Mitrovicë mes dy grupeve të kandidatëve për kryetar të kësaj dege, Safet Kamberi e Faton Peci, deputeti Hoti përmes një statusi në Facebook tha se nuk ishte pjesë e Kuvendit Zgjedhor ku ndodhi rrahja.
“Sqarim: unë nuk kam qenë prezent në ngjarjen që po raportohet si përleshje në kuvendin e një nëndege në Mitrovice. Për të gjitha detajet, Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë do të njoftojë opinionin me një deklaratë publike”, ka shkruar Hoti, në reagimin e tij të parë në Facebook, shkruan Reporteri.net.
Por Hoti më pas korrigjoi statusin e tij ku ja shtoi fjalinë “Unë kam qenë vetëm në hapje të Kuvendit, mandej jam larguar”.
Por në një video që ka sigurua nga Express Hoti shihet dalë nga Kuvendi pasi kryhet një pjesë e përleshjeve.
Se Hoti ka ishte pjesë e Kuvendit ku pati rrahje në Mitrovicë, e ka konfirmuar për mediat edhe Safet Kamberi që është kandidat për kryetar.
Ndryshe, në këtë Nëndegë të LDK-së ka pasuar edhe një polic, i cili është lënduar.
Burime të Reporteri.net kanë treguar se përleshja ndërmjet simpatizantëve të LDK’së ka ndodhur për shkak të ndarjeve që janë ndërmjet grupit të Faton Pecit dhe atij të Safet Kamberi.
Plasin grushtat në LDK: Rrahen për zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë