Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku nënkryetarin e LDK-së, Kujtim Shala.
“Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, ka shkruar Hoti në fotografinë që me sa duket është realizuar kohë më parë.
Ky postim vjen një ditë pasi Kryesia e LDK-së ka caktuar 14 marsin ditën kur do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie, shkruan Reporteri.net.
Sekretari i kësaj partie, Arban Abrashi ka thënë se si datë orientues është caktuar 14 marsi.
“Sot kryetari në dorëheqje e ka ftuar mbledhjen e Kryesisë për Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të LDK-së. Kemi diskutuar për datën 14 mars kur pritet të jetë data për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor për caktimin e kryetarit të ri. Ne kemi filluar përgatitjet për mbarëvajtjen e Kuvendit me 14 mars të këtij vitit”, ka thënë Abrashi.
Abrashi ka thënë se kandidatët vet do t’i shpallin vet kandidaturat e tyre. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.