Ekzekutivi mbajti sot mbledhjen ku e aprovoi programin me të cilën mendon të qeveris vendin për katër vitet e ardhshme.
Këtë program e ka komentuar dyshi i Qeverisë, Avdullah Hoti, duke e cilësuar atë si program që reflekton marrëveshjen e koalicionit, shkruan Reporteri.net.
“Në këtë program është reflektuar plotësisht marrëveshja e koalicionit, si dhe janë vendosur objektiva të tjera që prekin jetën e të gjitha komuniteteve në Kosovës. Tash, bazuar në Programin Qeverisës, secila ministri do të përgatisë planet e punës së tyre ku do të listohen masat konkrete që do të ndërmerren nga secila ministri, së bashku me buxhetin përkatës, për të realizuar objektivat e parapara”, ka thënë Hoti.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se ditët në vijim ai do të vendoset në diskutim me shoqërinë civile e mediat e së shpejti edhe do të dorëzohet në Kuvend që ta shohin deputetët.
Mirëpo, dyshi i Qeverisë nuk e ka komentuar fare prioritetin kryesor të Qeverisë, taksën edhe dialogun, të cilat tema vetë Hoti kishte konsideruar si të tilla./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.