×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti për aksidentin në Rahovec: Komuna të shpallë një ditë zie

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 19:41

    Sot në orën 16:30 ka ndodhur një aksident ku tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë mbetën të lënduar në Komunën e Rahovecit.


    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avudallah Hoti ka reaguar pas aksidentit në Rahovec, ku tre persona kanë vdekur dhe tre të tjerë morën lëndime.

    Hoti përmes një postimi në Facebook, kërkon që Komuna e Rahovecit të shpallë një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejnë me familjet e të aksidentuarve.

    “Ndjej keqardhje të thellë për të aksidentuarit dhe familjet e tyre në aksidentin që ndodhi sot në Bërnjakë të Rahovecit. Është ky një rast tragjik për të gjithë qytetarët e Rahovecit. Besoj se Komuna e Rahovecit do të konsiderojë shpalljen e një ditë zie, për të treguar se të gjithë bashkëndjejmë me familjet e të aksidentuarve”, ka shkruar Hoti.

    Hoti gjithashtu kërkoi që të kenë kujdes në komunikacion, dhe policia të jetë striktë në këtë aspekt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!