×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdullah Hoti-Qeverisë: Janë rritur të hyrat se janë rritur çmimet, e keni dyfishuar fitimin e kompanive të naftës

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 12:48

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me vendimin e ri të 1 marsit, me marzhën 4%, Qeveria veç që ka dyfishuar fitimin e bizneseve në sektorin e naftës.

    “Për marzhën 4%, (vendim i 1 marsit) , ju keni dyfishuar fitimin e bizneseve në sektorin e naftës. Kur nafta ka qenë 1 euro, me 4% marzh, kur nafta është 1.7 Euro ose 1.8 Euro, nafta është dyfish, pra keni dyfishuar fitimin e kompanive në sektorin e naftës”, tha Hoti, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Deputeti i LDK-së gjithashtu tha se të hyrat në vend janë rritur përshkak të rritjes së çmimeve.

    “Importi në sasi i naftës në 5 muaj, është më i vogël se 5 muajt e kaluar, por të hyrat janë 25 apo 30 milionë më shumë, atëherë Ministri i Financave duhet të kërkojë falje, pasi të hyrat normal që janë rritur si pasojë e rritjes së çmimeve”, përfundoi Hoti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!