Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se disa në Lidhjen Demokratike kanë ndryshuar qëndrim për presidentin Hashim Thaçi.
Avdyli në Facebook ka thënë se për disa në partinë e Isa Mustafës, Thaçi është bërë burrë i mirë.
“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka thënë ai.
https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10220740508480202
Këto komente, Avdyli i ka bërë derisa ka kujtuar një shkrim të vitit 2018-të, ku ndër të tjerat kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njofur.
“A thua pse Presidenti Rugova mbante larg pushtetit Hashim Thaçit? A thua dinte ai diçka më shumë se të tjerët? Pse ai slejoi asnjë pozitë per të sa ishte gjalle? Sepse ai e njohu , por edhe mbrojti Kosovēn nga plangprishësit e tij. E sot le ta dinë të gjithë, se LDK sdo lejohet asnjëherë më nga anëtarësia e saj, që dikush në emër të rugovizmit, e në emër të interesit të Kosovës, që me manipulime e shtrembërime të opinionit ta dërgojë edhe njëherë LDK-në në prehër të PDK-së, ta bëjë patericë të saj që PDK ta ngrehë për hunde e ta poshtëroi sa herë të dojë LDK-në, edhe pse kishte kontratë me ne, sikur kur bëri me zanzibarin, sikur kur detyroi turpshëm ta largoi Presidentin Sejdiu, edhe së fundmi shkarkoi kryeministrin Mustafa në kulmin e suksesit të tij”, kishte shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.