×
  • Lajme
  • Lajme

    Avdyli: Vjosa Osmani i tha Walkerit që koalicioni me VV’në do të ndodhë shpejt

    Reporteri
    13 Janar 2020 | 12:19

    Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka deklaruar se ish-shefi i OSBE-së, William Walker ka vizituar sot Lidhjen Demokratike për t’u informuar lidhur me zhvillimet për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.


    Para mediave, Avdyli ka thënë se nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka informuar Walker se shumë shpejtë do të ndodhë koalicioni me LV-në.

    “Nuk jam pjesë e takimit me Kosnettin, ne ishim në një takim me ambasadorin Ëalker që shprehi interesimin për zhvillimet në Kosovë, nënkryetarja Vjosa Osmani e informoi që sa më shpejtë do të ndodhë koalicioni me LV-në, dhe besojmë shumë që koalicioni do të ndodhë, e kuptojmë frustrimin e qytetarëve, këto janë diskutime që ndodhin në të gjitha shtetet, përfundimi i koalicionit do të jetë në të mirë të qytetarëve, një koalicion të balancit të pushteteve”, ka thënë ai.

    Deputeti i LDK-së, ka thënë se edhe në struktura të partisë kanë vullnet për koalicion, e që shton se për ofertat e mundshme vendos Isa Mustafa, kreu i partisë, së bashku me nënkryetaren Osmani që janë autorizuar nga Këshilli i Përgjithshëm.

    Deputeti i LDK-se, Haxhi Avdyli
    “Ne gjithmonë kemi qenë të gatshëm. Besojmë që struktura e ka vullnetin për koalicion. Diskutimet janë ka fundi. Ato janë pjesë e diskutimeve, ne po kërkojmë që të ndodhë koalicioni për format e mënyrat se si do të ndodhë është detyrë e atyre që i kemi autorizu, kryetarin e LDK-së dhe nënkryetaren Vjosa Osmani”, ka thënë ai.

    Avdyli ka deklaruar se nuk beson së çështja e kryeparlamentarit është pengesë për arritje të marrëveshjes.

    “Nuk e besoj që është pengesë çështja e kryeparlamentarit, ka formula të tjera që janë pjesë e diskutimit.

    Për kohën nuk mund të them. Besoj që në afate kushtetuese do të arrihet koalicioni”, deklaroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!