×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatët e PDK-së nesër në konferencë për media për aktgjykimin e Kushtueteuses, do të prezantohen edhe veprimet e partisë

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 20:08

    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë nesër, duke filluar nga ora 11:00, një konferencë për media, në të cilën do të diskutohet në mënyrë të detajuar për aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

    Në këtë konferencë, PDK ka bërë të ditur gjithashtu se do të prezantohen të gjitha veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës në përputhje me këtë vendim dhe në frymën e saj institucionale.

    Në këtë konferencë që do të mbahet në selinë qendrore të PDK-së, do të flasin deputeti, Perparim Gruda, dhe avokati dhe përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!