×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Berisha: Haki Rugova ishte duke drekuar kur e telefonuan për ta arrestuar

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 17:39

    Avokati mbrojtës i Haki Rugovës, Besnik Berisha, sot ka dalë në një konferencë për media bashkë me kreun e LDK’së teksa kanë drejtuar akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë se prapa prangosjes së Rugovës qëndron politika dhe tendenca për njollosje të Qeverisë Hoti.


    Berisha ka thënë se me Haki Rugovën është eksperimentuar dhe se kreu i Istogut është persekutuar.

    Avokati mbrojtës i Haki Rugovës, Besnik Berisha, në një konferencë për media bashkë me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se me kryetarin e Istogut është eksperimentuar dhe se ai është persekutuar.

    “Me rastin e z. Rugova është eksperimentuar dhe z. Rugova është persekutuar. Shqetësimin që e kemi paraqitur sot në Gjykatën e Pejës, që shpesh herë rreshtohet në krah të Prokurorisë”, ka thënë Berisha.

    Ai ka dekalruar se njoftimin për arrestim Rugova e ka marrë derisa ishte duke drekuar në një restorant në Istog, dhe për 15 minuta policia kanë mbërritur në vendndodhjen e kreut të Istogut.

    “Derisa Rugova ishte duke drekuar në një restorant në Istog. E kanë telefonuar 15 minuta më herët, me një letër që e kanë shkruar në timon”, ka thënë Berisha.
    Avokati Berisha ka thënë se nuk bëhet fjalë për korrupsion në rastin e klientit të tij.
    “Zero dëm ndaj buxhetit të shtetit, zero përfitim të vëllezërve të tij dhe të tjerëve, dhe zero pasojë qoftë nga konflikti i interesit, nga keqpërdorimi i detyrës zyrtare, apo falsifikimi i dokumentetit”, ka thënë Berisha. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!