×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i babait të Albert Krasniqit tregon pse ai nuk mori pjesë në varrimin e të birit që e vrau

    Reporteri
    29 Janar 2021 | 18:02

    Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka treguar në Frontal të T7 për vendimin që Skenderi të mos shkojë në varrimin e të birit, Albert Krasniqit.


    Avokati tha se vendimin e kanë marrë bashkë me Skender Krasniqin, teksa një propozim të tillë ia ka bërë ai.

    “Vendosëm së bashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim, unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’morri pjesë”, u shpreh avokati.

    Ndërkaq Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi ka thënë se ka komunikuar me të dyshuarin dhe se ai ka deklaruar se vrasjen e të birit Albert Krasniqi e ka bërë në mënyrë aksidentale.

    “Kam komunikuar që në momentin e parë me Skenderin dhe krejt çka ka thënë ai është se vrasjen e ka bërë në mënyrë aksidentale, në atë objekt ka kamera nëse ato kamera kanë qenë funksionale unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!