×
  • Lajme
  • Lajme / Gjykimi

    Avokati i familjes Ademaj tregon pse pranuan bërjen e ekzaminimit mendor për Murselin

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 7:21

    Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla, tregoi detaje në lidhje me seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të dyshuarve të tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Ai tha se, pavarësisht se do të kërkojë kohë, janë detyruar të pranojnë edhe ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit, për shkak se, nëse nuk do ta pranonin, mund të krijonte probleme me apelimin nga mbrojtësit e Murselit dhe mund të cilësohej si shkelje procedure.

    Çdo minutë që familja e kalon në atë sallë gjyqi është vuajtje për ta, për shkak se qëndrojnë në të njëjtin vend me personin që i ka ndarë nga njeriu i tyre i dashur. Ne pranuam ekzaminimin mjekësor për gjendjen mendore të Naim Murselit për shkak se, nëse do ta kundërshtonim, do të na kthehej kundër, pasi mund të cilësohej si shkelje e procedurave. Kjo do të kërkojë kohë, por është më mirë kështu sesa të na kërkohet rigjykim për shkelje proceduriale”, tha ai.

    Në lidhje me fëmijët e çiftit, avokati i familjes së Liridonës tha se ata jetojnë në Suedi, në institucione të përkujdesjes për fëmijë ndërsa tha se ata nuk do të dëshmojnë në gjykatë për shkak të moshës që kanë pasur në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

    “Për shkak të moshës së fëmijëve, që në kohën kur ka ndodhur krimi ishin nën 10 vjeç, nuk u merret dëshmia — përveç ndonjë raporti nga psikologu që mund të përdoret si provë në procedurë penale. Fëmijët vijojnë të jenë në Suedi, nën kujdesin e institucioneve shtetërore”, tha ai në Euronews Albania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!