×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Isa Mustafës konfirmon se nesër nuk do të ketë takim me Albin Kurtin

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 23:43

    Prononcimet e Glauk Konjufces dolën të jenë problematike për LDK-në, me ç’rastë kjo rezultoi me anulim të takimit që ish dashtë të mbahet nesër, ndërmjet Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.


    Konfirmimin për anulimin e takimit e ka dhënë Besnik Berisha, i cili tha se Isa Mustafa nuk do të takohet me Albin Kurtin ditën e nesërme, përcjellë Reporteri.net.

    Siç duket nga deklarimi i avokatit të Isa Mustafës, ky takim nuk do të mbahet për shkak të prononcimeve të Konjufcës sot në T7 në emisionin Pressing.

    Ndryshe, Konjufca ka deklaruar sot se VV-ja nuk e jep postin e presidentit dhe ka kritikuar LDK-në se po sillet si parti e barabartë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!