Avokati i Salim Mustafës, në seancën e sotme paragjyqësore ka thënë se nuk ka mundur ende t’i zhvillojë si duhet hetimet e tij.
Julius Von Bone kishte planifikuar të udhëtonte për në Kosovë për ta hetuar këtë çështje, por se këtë s’ka mundur ta bëjë ende për shkak të masave anti-COVID.
Ndërkaq prokurori i Specializuar ka kërkuar që të shqyrtohen këto masa të përmendura.
Ndërsa gjykatësi Nicolas Guillou ka thënë se si Gjykatë Speciale mund të ketë lehtësime në udhëtime. Ai tha se këto do të diskutohen në seancën e radhës.
“Ne si tribunal mund të marrim përjashtime në këto udhëtime. Ne do t’i diskutojmë këto në seancën e radhës dhe atëherë duhet ta keni parasysh se sa do të zgjasin hetimet e juaja”, tha Guillou.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.