×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Naser Pajazitajt: Problemi te Prokuroria, është fokusuar vetëm në një pistë

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 18:22

    Avokati i Naser Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka folur pas vendimit të Gjykatës Supreme që ta lirojë klientin e tij nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit.

    Tahiri tha se e kupton dhimbjen e familjes, por që e ka për detyrë ta mbrojë klientin e tij, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Unë Shkëlqimin e kuptoj se e ka humbur motrën. Mirëpo detyra jonë është ta mbrojmë klientin tonë. Ky vendim i Supremes vërtetoi që Naser Pajazitaj është mbajtur në burg për shtatë vjet pa asnjë provë”, ka thënë ai në T7.

    “Nga sot s’kemi më besim në Polici, Gjykatë, e as në Prokurori”, familja e Donjeta Pajazitajt reagojnë pas vendimit të Supremes

    Sipas tij, raporti në vendin e ngjarjes si dhe kamerat nuk dokumentojnë që Donjeta Pajazitaj ka qenë në veturën e Naser Pajazitajt.

    “Raporti në vendin e ngjarjes dhe kamerat që referohet Shkelqimi dhe nuk është vërtetu që Donjeta ka qenë në veturën e Naserit. Sipas raportit të ekspertizës, kemi vërtetuar se s’mund të përshkruhej për aq pak sekonda rruga që shfaqet në video. Ekspertiza është dërguar në Ankara. Sipas ekspertizës ai do të duhej të voziste 250 km në orë”, ka thënë avokati, transmeton Express.

    Gratë deputete reagojnë pas lirimit të Naser Pajazitajt për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

    Ai tregoi se në Strellc të Ulët kanë qenë edhe pesë vetura të njëjta sikur ajo e Naser Pajazitajt.

    Sipas tij, problemi qëndron te Prokuroria që është fokusuar vetëm në një pistë.

    “Vetëm në Strellc të ulët kanë qenë 5 vetura të njëjta. Edhe nja 15 tjera në Strellc. Ky është problemi që prokuroria është nisur vetëm në një pistë”, ka shtuar tutje avokati. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!