Avokati i të liruarit nga akuza e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, Ahmet Tahiri, duke folur për klientin e tij ka deklaruar se e kanë pritur një vendim të tillë lirues.
Ai ka thënë se herën e parë ai është shpallur i pafajshëm dhe pastaj është dënuar dhe dje Gjykata Supreme i dha verdiktin final kësaj çështje.
“Që nga fillimi nuk ka ekzistuar asnjë provë, presioni publik e bëri të vetën dhe ai u dënua. Nuk ka as dëshmitarë as provë materiale që e lidhin Naserin me këtë rast”, tha Tahiri në Prime Time.
Ai ka thënë se kanë shkuar edhe në FBI fijet e flokut të gjetura në veturën e Naserit dhe kanë dalë që nuk janë të Donjetës kurse kamerat kanë shku në Turqi dhe ka dalë që Donjeta nuk ka hipur në veturën e Naserit.
“Pretendimet që Donjeta ka hipur në veturën e Naserit kanë qenë të gabuara”, tha Tahiri.
Ai i ka quajtur të panevojshme gjithë ato procedura, gjykime e rigjykime ndaj klientit të tij.
Avokati Tahiri në fund tha se rasti ka përfunduar sepse nuk ka asnjë provë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.