×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit merr 6 raste të ngacmimeve seksuale, e vetëm një është i arrestuar

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 14:28

    Komentet seksuale, prekjet e padëshiruar, kërcënimet dhe sulmet janë ende “të përhapura dhe të zakonshme” në ambientet e punës.


    Për një rast të tillë, gjatë kësaj jave ka raportuar lajmi.net. Ky rast ka ndodhur në Oden e Avokatëve të Kosovës.

    Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, F.Sh, dyshohet se ka kërkuar favore nga një vajzë në lidhje më një pozitë në këtë institucion duke i kërkuar të shkojnë në hotel për të zhvilluar një intervistë.

    Lidhur me rastet e ngacmimeve seksuale në vendin e punës, si në sektorin publikë, ashtu edhe në atë privat, lajmi.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe Institucionin e Avokatit të popullit.

    Vetëm gjatë këtij viti, rreth pesë raste të ngacmimeve seksuale që kanë ndodhur në vendin e punës, nëpër institucione publike dhe private janë raportuar në Institucionin e Avokatit të Popullit.

    Ndërsa gjatë viti 2018 IAP ka pranuar një rast i cili ka qenë i monitoruar në Gjykatën Themelore dhe i njëjti ka përfunduar në vitin 2019.

    Prej këtyre vetëm një rast është zgjidhur nga organi i drejtësisë, gjykata ka marrë aktgjykimin me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor dhe atij i është shqiptuar dënimi.

    Këto të dhëna janë bërë të ditura për lajmi.net nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

    “Në bazë të mandatit të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), të përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit për Avokatin e Popullit, IAP pranon dhe heton ankesat nga çdo person i/e cili pretendon se i janë shkelur të drejtat dhe liritë nga autoritetet publike në Kosovë. Në kuadër të ankesave të pranuara janë edhe ankesat lidhur me ngacmimin seksual”, thuhet në përgjigjen e Institucionit të Avokatit të Popullit.

    Sipas tyre nga katër ankesat që ka pranuar Avokati i Popullit gjatë viti 2019, tri raste kanë përfunduar me vendimin e IAP-së ndërsa një rast ende është në procedurën hetimore.

    “Gjatë vitit 2018 IAP ka pranuar një rast i cili ka qenë i monitoruar në Gjykatën Themelore dhe i njëjti ka përfunduar në vitin 2019. Gjatë vitit 2019 IAP ka pranuar 4 ankesa përkitazi me ngacmimin seksual. Tri raste kanë përfunduar me vendimin e IAP-së ndërsa një rast ende është në procedurën hetimore. IAP ka pranuar edhe një ankesë në vitin 2019 lidhur me ngacmimin seksual i cili ka ndodhur në institucionin privat”, thuhet në përgjigjen me shkrim nga IAP.

    Ndërsa nga organet e drejtësisë është zgjedhur një rast.

    “Një rast është zgjidhur nga organi i drejtësisë, gjykata ka marrë aktgjykimin me të cilin i akuzuari është shpallur fajtor dhe atij i është shqiptuar dënimi”, thuhet në përgjigjen e zyrës së Avokatit të Popullit.

    Ndërkohë, nga të dhënat e Policisë së Kosovës, thuhet se vetëm në gjashtë mujorin e këtij viti, janë rreth 20 raste të ngacmimeve seksuale në përgjithësi, të paraqitura polici.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!