×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Popullit nis fushatën “Barazi për të Gjithë”

    Reporteri
    01 Mars 2022 | 17:05

    Në kuadër të ditës ndërkombëtare “Zero Diskriminim” është bërë thirrje për t’i dhënë fund diskriminimit dhe për të promovuar diversitetin, tolerancën dhe gjithë përfshirjen, duke kujtuar përcaktimin në Deklaratën universal për të drejtat e njeriut se ‘të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta“.

    Kështu është shprehur Avokati i Popullit, Naim Qelaj në tryezën të cilën organizoi për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Zero Diskriminim.

    Avokati i Popullit nisi fushatën e institucionit për këtë vit për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, si pjesë e fushatës globale, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Fushata “Barazi për të gjithë” do të synoj ndër të tjerash që të dëgjoj personat me aftësi të kufizuar për të siguruar informacion të plotë se sa po respektohen të drejtat e tyre, të analizoj zbatimin e ligjeve që janë në fuqi me fokus në qasje në informacion, hapësira publike, në drejtësi, në arsim, në punësim dhe në ofrimin e shërbimeve, duke nxjerrë rekomandime të qarta për të gjitha autoritetet vendimmarrëse dhe kompetente”.

    Meral Tejeci Cela nga institucioni i Avokatit të Popullit tha se shqetësuese është fakti që ka munges ende të qasjes së duhur ndaj personave me aftësi të kufizuar.

    “Personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të kenë pengesa lidhur me qasjen në hapsira publike dhe në institucione. Qasje të barabartë në arsim, transport publik dhe shërbime të tjera. Po ashtu edhe shërbimet shëndetësore dhe rehabilituese lënë për të dëshiruar, edhe më tutje e konsiderojmë të pamjaftueshme”.

    Ndërkaq drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se për ta parandaluar diskriminimin duhet të ketë mobilizim të të gjitha niveleve të vendit.

    “Vendimi që ka marrë kryeministri për të obliguar institucionet e vendit për të plotësuar kuotën sa i përket punësimit, sepse është njëra prej sfidave më të mëdha që jemi ballafaquar për vite të tëra. Do të doja të përmendja edhe Ligjin për Vlerësimin, Njohjen e Statusit dhe ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuar. Presim që gjatë këtij viti ky ligj të miratohet në qeveri dhe të përcillet në parlament”.

    Kjo fushatë do të shtrihet në 12 komuna dhe ka për qëllim diskutimin me shumë grupe për të drejtat e njeriut për çështjen e diskriminimit dhe barazisë së personave me aftësi të kufizuar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!