×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas aksidentit në Kroaci, Avokati i Popullit u kërkon autoriteteve të monitorojnë zbatimin e Ligjit të Punës

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:51

    Avokati i Popullit pas aksidentit tragjik në Kroaci ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të merren seriozisht me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.


    Nga Avokati i Popullit kanë thënë se në vazhdimësi kanë përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe kanë hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalin me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.

    “Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të përzemërta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh i uron shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident. Me këtë rast, Avokati i Popullit i shprehë mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik. Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët tanë të përfshirë në këtë aksident dhe me familjet e tyre. Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, është thënë në një njoftim për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!