Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se Avokati i Popullit ka pranuar ankesën e saj në lidhje me hetimin e shkeljeve për Ligjin e Pagave.
“Sindikata e Policisë së Kosovës me datë 03.02.2023 ka dërguar Kërkesës për inicim të vlerësimit të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 08/L – 196 për pagat në Sektorin Publik tek Avokati I Popullit lidhur me shqetësimet për Ligjin e Pagave, përkatësisht: Neni 26 Shtesat për kushte specifike të punës (shtesat e rrezikshmërisë), Nenin 35 dhe 36 Kompensimet, kompensimi për kujdestari, punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, Neni 44 Shtojcat e Ligjit, Shtojca Nr.5.1 – Policia e Kosovës dhe Shtojca nr, 10.6 e Projektligjit – nëpunësit e shërbimit civil, nëpunësi i administratës së shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës”, thuhet në komunikatë.
Sindikata e Policisë e ka pranuar njoftimin e Avokatit të Popullit të hënën se ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.