Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka reaguar pas sulmit të rëndë fizik ndaj gazetarit hulumtues Visar Duriqit.
Qalaj, ka thënë se shpreh shqetësimin e tij për sulmin fizik që i është bërë gazetarit Duriqi.
“Ky akt paraqet sulm ndaj lirisë së shprehjes si një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike, kërcënimet verbale dhe frikësimi i gazetarëve përbëjnë shkelje të të drejtave të njeriut. Viteve të fundit, shumë shtete kanë punuar bashkë për të vendosur standardet më të larta me karakter të gjerë të garantimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë e pluralizmit të medieve”, ka shkruar Qalaj.
Ai ka kërkuar nga mekanizmat ligj-zbatues që t’i trajtojnë me prioritet dhe seriozitet këto raste, duke ritheksuar edhe obligimin e shtetit që ka për të siguruar jetën, shëndetin dhe integritetin fizik të qytetarëve dhe kërkon marrjen e të gjitha masave që të parandalohen raste të tilla në të ardhmen.
Kujtojmë se Duriqi është sulmuar mbrëmë nga tre persona të maskuar te hyrja e banesës së tij. Ai ka pësuar lëndim të rëndë trupor, ku i janë thyer dhëmbët dhe hunda.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.