Avokati Besnik Berisha, ka njoftuar se klienti i tij Rilind Berisha, është ftuar nga Gjykata Speciale si dëshmitar.
Rilindi vet nëpërmjet postimi pati bërë të ditur për ftesën duke theksuar se ai kishte vetëm 8 vjet në kohen e luftës.
Sipas avokatit të tij ai nuk është ftuar se ka shkelur ligjin në pozitën që punon aktualisht, në Ministrinë e Drejtësisë në Departamentin e Mbrojtjes së të Akuzuarve Potencial nga Gjykata Speciale.
Më herët nga disa media u raportua se zyrtari i MD-së, ka ofruar informacione sensitive nga vendi i tij i punës.
Por këtë e ka mohuar avokati Besnik Berisha.
Postimi i plotë:
Per ata qe u intereson, ne cilesine e avokatit te z. Rilind Berisha,
Duke pare interesimin e mediave per arsyen e fteses se z. Rilind Berisha, nga zyra e Prokurorit te Specializuar dhe me qellim te evitimit te pasaktesive te cituara deri me tani, sqarojme se:
Z.Rilind Berisha nuk eshte ftuar e as marre ne pyetje nga Prokurori i Specializuar per asnje shkelje ligjore, e as per rrjedhen e informacionit ne menyre te jashteligjshme, sic eshte raportuar ne media.
Intervistimi i z. Berisha nga Prokurori i Specializuar eshte bere ne cilesine e deshmitarit dhe ekskluzivisht lidhet me fusheveprimtarine e zyres qe koordinon procesin per mbrojtjen juridike dhe mbeshtetjen financiare te personave qe mund te jene te akuzuar potencial nga Dhomat Specializuara.
Z.Berisha ka permbushur detyrimin e tij qytetar per t’iu pergjigjur fteses se Prokurorit te Specializuar dhe njejte do te veproje edhe ne te ardhmen, nese vec paraqitet ndonje kerkese e tille.
Faleminderit!