×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Rrahim Hashimit: Klienti im s’ka lidhje me Kadri Veselin

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 19:15

    Rrahim Hashimi është duke u akuzuar së bashku me Ismet Osmanin i njohur si “Curri” dhe katër persona të tjerë për fajde, mashtrim dhe krime të tjera nga Prokuroria e Kosovës.


    Në një video-incizim të publikuar ditëve të fundit, përmendet edhe emri i kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli, i cili sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të përfshirëve në këtë rast, shkruan lajmi.net.

    Agon Rrecaj, avokat i të akuzuarit, Rrahim Hashimi, i cili është liruar nga paraburgimi për arsye të parashkrimit të lëndës ka mohuar që klienti i tij të ketë lidhje me Kadri Veselin.

    “Jo, klienti im nuk ka asnjë lidhje me Kadri Veselin, nuk e lidh asgjë me të, absolutisht asnjë lidhje nuk ka me këtë”, ka pohuar Rrecaj për lajmi.net.

    Madje ai ka thënë se klienti i tij, Rrahim Hashimi e njeh të parin e PDK-së siç e njeh e gjithë Kosova, por mohon të ketë ndonjë lidhje shoqërore me të.

    Vlen të theksohet gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës sot në një konferencë për media kanë kërkuar një epilog për gjithë këtë çështje.

    Madje, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka treguar se partia e tij ka denoncuar në polici Rrahim Hashimin gjatë vitit 2014 për arsye se e kishte përdorur emrin e Xhavit Halitit.

    Kujtojmë se Kadri Veseli ka dorëzuar kallëzim penal për mashtruesit që ia përdorën emrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!