×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i shoferit kosovar që shkaktoi aksidentin në Kroaci: Është në gjendje shumë të keqe

    Reporteri
    01 Shtator 2021 | 9:32

    Shoferit kosovar i cili shkaktoi aksidentin me autobus në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe 45 të tjerë u lënduan, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj të tjerë.


    Avokati i  tij, Igor Cishper, tha se kjo u bë për shkak të mundësisë së arratisjes.

    Ai po ashtu për mediat e Kroacisë, deklaroi se klienti i tij është në gjendje shumë të keqe shëndetësore.

    “Paraburgimi i klientit tim u zgjat për dy muaj të tjerë për shkak të mundësisë së arratisjes. Komunikoj me të, ai nuk është mirë me shëndet. Është në gjendje shumë të keqe”, tha avokati i tij.

    “Ne ofruam garanci prej 100,000 kuna (66.000 euro), por gjykata nuk e pranoi atë. Klienti im bisedon me familjen e tij në Kosovë çdo ditë, por nuk është aspak mirë. Dhe në bazë të situatës, është e vështirë”, tha Cishper dhe shtoi se ata janë duke pritur për një ekspertizë të trafikut në mënyrë që të vërtetojnë faktet.

    Kujtojmë se si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 25 korrikut në Slavnoski Brod, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!