×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Thaçit kërkon lirimin me kusht të ish-presidentit: Nuk e pranoj asnjë kriter për burgosjen e tij

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 14:19

    David Hooper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që ky i fundit të lirohet me kusht.


    Hooper ka thënë se nuk i pranojnë në asnjë moment kriteret për burgosjen e Thaçit.

    “Çështja është një çështje shumë e rëndësishme, duke e marrë parasysh mbajtjen në burgimit të zotit Thaçi. Në seancën e parë, javën e parë, ne e thamë qartë se nuk i pranojmë për asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi, që parashikohet në nenin 41. Kështu që, në këto rrethana, është synimi i tij që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht”, tha ai.

    Në Hagë është duke vazhduar seanca e dytë me radhë në kuadër të Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

    Gjatë seancës së parë gjyqësore që të katër të akuzuarit deklaruan se kanë lexuar aktakuzat dhe se ndjehen të pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!