×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati i Tomor Morinës jep detaje për gjendjen e tij

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 14:36

    Janë bërë disa ditë që nga arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së Tomor Morinës në Maqedoninë e Veriut, me kërkesë të Serbisë në Interpol me akuzën “krim ndaj njerëzimit”.


    Atij i janë dhënë 30 ditë paraburgim në burgun e Shkupit, ndërsa sot ka dhënë një prononcim për Telegrafin e Maqedonisë, avokati i Morinës, Naser Raufi.

    Avokati Raufi ka thënë se pas vizitës që i ka bërë dje klientit të tij gjendja është stabile.

    “Gjendja është e mirë. Dje e vizitova. Gjendet në burgun e Shkupit-Shutka. Interesi është në nivel të lartë. Sot në mëngjes u paraqit Agim Nuhiu, zv.ministri i Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe i tregova çka të ndërmarrin. Jemi duke pritur dokumentacionin me prova që e posedon Serbia”, tha Raufi.

    Përndryshe për këtë rast ka folur edhe kryeministri Zoran Zaevm ndërsa kanë reaguar edhe institucionet shtetërore të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!