Mbrojtësi i Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson, tha se mbrojtja e kundërshton përshkrimin që prokuroria ia ka bërë UCK-së si organizatë që drejtohej nga lartë poshtë apo që udhëhiqej, administrohej nga individ që thuhej se kanë qenë anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ai ka thënë se dëshmitarët e kanë përshkruar strukturën e pushtetit brenda UCK-së si një strukturë që në thelb ishte horizontale dhe jo vertikale, ku komandantët e zonave madje edhe komandantët lokal në bazë ushtronin nivele shumë të larta autonomie dhe e konsideronin veten se ishin në nivel tërësisht të pavarur nga njeri tjetri.
Sipas tij, të përshkruash UÇK-në si shtab i përgjithshëm do te ishte një përshkrim i shtrembëruar i fakteve.
“Një ushtri guerile që u formuar në mënyrë të shpejtë në pranverën e vitit 1998 dhe që përbëhej thuajse tërësisht nga civil shqiptar me armatime të pakta dhe të pastërvitur por u bënë përpjeke që UÇK-në ta paraqesin si më të organizuar dhe më efektive siç ishte në të vërtetë. Propaganda është përdorur nga të gjitha palët përfshirë këtu edhe UCK-në”, tha avokati.
Ndër të tjera ai tha Kadri Veseli mbajti kontakte me shërbimet sekrete të NATO-s, në kohën që flet aktakuza ai ishte jashtë Kosovës.
“Roli i Kadri Veselit ishte një ndërlidhje me personelin e zbulimit, jo vetëm me të Shqipërisë, por edhe me ato të NATO-së që po e mbanin në vëzhgim situatën e NATO-së në Kosovë. Një prej periudhave të kyçe të konfliktit ai e kaloi jashtë Kosovës duke mbajtur lidhje me shërbimet sekrete të këtyre shteteve. Periudha e aktakuzës duhet ndarë në tri faza të ndryshme”, shtoi Emmerson.
Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës.